Berisha: Pas aksionit të prokurorisë, personat që shpresojnë të bëhen prindër përmes IVF, as embrionet nuk i kanë ditur ku i kanë

Berisha: Pas aksionit të prokurorisë, personat që shpresojnë të bëhen prindër përmes IVF, as embrionet nuk i kanë ditur ku i kanë

Avokati Besnik Berisha ka thënë se me rastin e Spitalit ‘Sirona’ prokuroria ka bërë shkelje flagrante, me ç’rast ai thotë se ka denoncuar prokurorin e çështjes për inicimin e procedurës disiplinore.

Berisha, në “Debat Plus” ka thënë se prokuroria ka gënjyer kur kanë deklaruar për trafikim të qelizave nga Spitali ‘Sirona’.

“Kanë kujtuar se qelizat janë sikur domatet dhe i fut në një paku dhe i fut në autobus dhe i pret tjetri atje. Pra idenë, logjikën nuk e kanë pasur”, tha Berisha.

Ai ka thënë se në gjithë botën personat arrestohen pas një hetimi për dyshime për vepra penale, ndërsa në këtë rast ka ndodhur e kundërta.

“Këtu i kanë arrestuar e pastaj duan t’i hetojnë”, tha Berisha, duke shtuar se edhe personeli i inspektoratit ka qenë i pakualifikuar për “zanatin e ushtruar atë ditë”[kur është bastisur spitali në fjalë]”.

Avokati ka thënë se me ato veprime shteti ka zbehur edhe atë besim kanë pasur qytetarët për këtë shërbim që bëhet në Kosovë.

“Shteti nuk ka kushte për mbajtjen e embrioneve që kanë marrë [nga spitali në fjalë]. Ata nuk kanë as lista [se kush ka deponuar embrionet për t’u bërë prind në të ardhmen’’

“Është përgjegjësi e madhe t’i thuash një prindi që shpresat i ka te IVF se ne t’i kemi marre embrionet që as adresën ku janë nuk e dinë”, tha ndër të tjera Besnik Berisha.

 

Shpërndaje në: