Berisha për deklaratat e Konjufcës: Nëse ata e kanë humb udhën në oborr nuk do të thotë se e ka humb krejt Kosova

Berisha për deklaratat e Konjufcës: Nëse ata e kanë humb udhën në oborr nuk do të thotë se e ka humb krejt Kosova

Zërat e Lëvizjes Vetëvendosje se zgjedhjet lokale të 17 tetorit mund të shtyhen, po i kundërshtojnë kundërpartiakët e tyre. Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha për Periskopin ka deklaruar se fushata e zgjedhjet duhet të realizohen konform rregullave anti-COVID.

Sipas Berishës, kjo bie në ndesh me vullnetin e qytetarëve por edhe përgatitjen e subjekteve politike.

‘’Zgjedhjet e rregullta për pushtet lokal janë katër vjeçare. Fundi i pandemisë nuk dihet dhe kjo bie në ndesh me vullnetin e qytetarëve. Çështja e fushatës, edhe pse e parasheh ligji 30 ditë, mund të diskutohet në forma të organizimit të fushatës, komform rregullave dhe përmbajtjes së masave. Zgjedhjet duhet të organizohen. Janë të shpallura, kandidatat e partitë politike janë të përgatitura dhe mendoj që çdo vendim për me i shty zgjedhejt nuk është konform realitetit dhe disponimit’’, thekson Berisha për Periskopin.

Tutje i pyetur për deklaratën e Glauk Konjufcës të Vetëvendosjes se ‘po të pyetej ai, zgjedhjet do të duhej të shtyheshin’.’, Berisha mendon se atyre u ka humb udha në oborr.

‘’Vetëvendosje duhet me ditë njeherë se nuk është patroni i këtij shteti dhe këtij populli. Nëse ata e kanë humb udhën në oborr nuk do të thotë se e kam humb udhën në oborr Kosova dhe qytetari i Kosovës. Mendoj që përgjigja më e mirë është 17 tetori’’, shton Berisha.

Është edhe kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku që sot u përgjigj ashpër ndaj asaj deklarate të Konjufcës, duke thënë se VV po frikësohet nga numrat në terren.

‘’Askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet. Askush s’guxon ta prekë demokracinë’’, tha ndër të tjerash Abdixhiku./PERISKOPI/

 

 

 

Shpërndaje në: