Berisha për Vedatin: E kam ditë që je mashkull i keq, kur ke bë propagandë serbe kundër UÇK-së

Berisha për Vedatin: E kam ditë që je mashkull i keq, kur ke bë propagandë serbe kundër UÇK-së

Opinjonistja Kimete Berisha ka reaguar ashpër ndaj Vedatit të Stupacave, i cili tani është banor në Big Brother Vip Kosova, shkruan Periskopi.

Berisha e ka kritikuar Vedatin pasi ky i fundit iu drejtua njëres prej banorëve(Xhuit) si “komandante e Dubait”.

Tutje Berisha nuk kurseu as akuzat për Vedatin duke thënë se ka “bërë propagandë serbe kundër UÇK-së”.

Postimi i plotë i Kimete Berishës:

Mashkull i Dubait je vet!
Çka është kjo punë kështu?
Qysh i thuhet femrës ‘komandante e Dubait’!
Dil jashtë!
Çka u mor vesh kështu, femrat shqiptare mbijetojnë e përbirojnë veç si viktima.
Në momentin që femra i del zot vetes – i gjuhën me ofendime, e
godiasin në moral.
Kush je ti, humorist mediokër!
Një të dytën: vajzat e mia, vajzat e mia!
E ne? Kush jemi ne?
A jemi ne vajzat e dikujt!
Çfarë televizioni është ky që e lejon Vedat Bajramin ta quaj ‘ku.vë’ një grua?!
P.S. E kam ditur që je mashkull i keq – në çastin kur ke bërë propagandë serbe kundër UÇK-së.

Shpërndaje në: