Berisha: Protestuesit në veri s’e dëgjojnë Rakiqin e Vuçiqit për t’u çartur, por Rakiqin e Kurtit për t’u qetësuar

Periskopi.com Lajme

Opinionisjta Kimete Berisha përshkruan dy role që sipas saj po i luan kryeministri Albin Kurti në rastin e rrethanave në veri pas vendosjes së masës së reciprocitetit.

Berisha thotë se protestuesit serbë atje po e dëgjojnë Rakiqin e Kurtit për t’u qetësuar.

Ja postimi i plotë:

Thi njeri!
1. Në njërën anë Kryeministri Albin Kurti: i organizon, i menaxhon, i kontrollon, i qetëson dhe ua dhez zjarrin protestuesve serbë në Veri (nëpërmjet Rakiqit);
(E keni vërejtur, Kryeministri Kurti e ka transformuar Rakiqin, e ka edukuar dhe e ka bërë ‘njeri të mirë’.
Ka menduar se Rakiqin është djall, por tash seç e ka një përshtypje se Rakiqi nuk është djall);
2. Në anën tjetër: Kryeministri Albin Kurti po e mban Njësinë Speciale në Veri, për ta ruajtur protestën që e organizon’ dhe e kontrollon njeriu i Albin Kurtit, Rakiqi!
Pra, krejt i ka në dorë Albin Kurti.
Edhe protestuesit edhe antiprotestuesit!
Plus edhe Sylejman Selimin e kish trullu!
Protestuesit nuk po e dëgjojnë Rakiqin e Aleksandër Vuçiqit (për t’u çartur), por protestuesit po e dëgjojnë Rakiqin e Albin Kurtit (për t’u qetësuar).
Nëse Goran Rakiq as nuk dorëhiqet, as nuk shkarkohet nga Kryeministri Albin Kurti, kjo tregon se Kryeministri Albin Kurti ia ka ‘marr’ Aleksandër Vuçiqit edhe Listën Serbe!
P.S.
‘Lazes zlato, lazes duso,
Lazes vjestice’!

Shpërndaje në: