Berisha: Rama bën avokatin e Beogradit duke i kërkuar Vuçiç njohjen e Kosovës

Berisha: Rama bën avokatin e Beogradit duke i kërkuar Vuçiç njohjen e Kosovës

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, duke thënë se kjo mbledhje bëhet në një moment kritik për vendin shoqërinë dhe kombin shqiptar.

Berisha në nisjen e fjalës së tij, hodhi akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama duke thënë se ky i fundit është vasal i presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas Berishës kërkesën që Rama i drejton Vuçiç për njohjen e Kosovës e ka të miratuar nga ky i fundit.

“Mbledhja bëhet në një moment kritik për vendin shoqërinë dhe kombin shqiptar. Edi Rama çdo javë, muaj zhytet gjithnjë e më thellë në vasalitet të plotë ndaj presidentit Vuçiç dhe Beogradit.

Në diskurën e muajve të fundit, njeriun më të cituar, në fjalimet e Ramës do të gjeni Aleksandër Vuçiç. Ky vasal i tij kalon nga samite në samit nga takim duke mbrojtur një Putin të vogël një rajon, duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar rrjeshtimin e Vuçiç me Rusinë e kundër sanksioneve të BE-së. E vërteta është se prapa mbrojtjes që i bën Rama aksit Moskë-Beograd qëndron vasaliteti i tij ndaj Beogradit dhe indirekt ndaj Moskës.

Qëndron shkelmimi që ai u bën interesave kombëtare shqiptare. Rama në mënyrë anti-shqiptare dhe çnjerëzore, u thotë shqiptarëve dhe botës se nuk bie dakord me Kurtin për qëndrimin ndaj së shkuarës. Kërkesën që ai drejton Vuçiç për njohjen e Kosovës e ka të miratuar nga padroni i tij. Vuçiç e shumëzon me zero”-deklaroi Berisha.

Ndër të tjera ai theksoi se me kërkesën për njohjen  e Kosovës, bën avokatin e Beogradit

“Këtë e ka të qartë çdo qytetar. Me këtë kërkesë ai mbulon të gjitha shërbimet dhe avokatin që i bën Beogradit dhe aksit Moskë-Beograd, qëndrimin e tij anti-shqiptar”- tha Berisha.

Shpërndaje në: