Berisha rrëfen momentin e penalltisë ndaj Anglisë – thotë se i ka mbetur hatri me Vedat Muriqin

Berisha rrëfen momentin e penalltisë ndaj Anglisë – thotë se i ka mbetur hatri me Vedat Muriqin

Ylli i Kosovës Valon Berisha i cili dy ditë më parë nënshkroi kontratë në kampionatin francez te Reims në “Sport show” në Klan Kosova, ka folur për karrierën e tij,vendimin për ta lënë Norvegjinë dhe pranuar Kosovën si dhe për ndeshjen ndaj Anglisë vitin e kaluar.

Valon Berisha shënoi dy gola teksa kishte mundësi që të realizonte hattrick, por që Vedat Muriqi goditi penalltinë në vend të tij.

“Normal pak më ka mbetur hatri kur është mundësia të bësh tre gola, gjë që nuk ndodh shpesh”, tha Berisha në ‘Sport Show’.

“Ai (Muriqi) mi dhurojë dy asistime në atë ndeshje dhe e kuptoj që kur dikush ka qef me shënu gol ndaj Anglisë”.

“Gjithsesi, ne jemi shumë shok të mirë dhe harmonia në ekip është fantastike”, përfundoj Berisha.

Ky i fundit hta se ndeshja ndaj Anglisë e luajtur në udhëtim ishte nga emoconueset për të, duke shtuar se tifozët e Kosovës janë ndëgjuar më shumë sesa ata vendas.

Shpërndaje në: