Berisha: Serbia të lihet në aleancën me Rusinë, të izolohet nga SHBA, BE dhe rajoni

Berisha: Serbia të lihet në aleancën me Rusinë, të izolohet nga SHBA, BE dhe rajoni

Anëtari i LDK-së, Anton Berisha, ka komentuar deklaratën e Viola von Cramon, e cila tha që marrëveshja mes Serbisë e Rusisë është skandal i rëndë.

Ai tha se kjo deklaratë duhet të përcillet me reflektim konkret të politikave të BE-së ndaj Serbisë.

“Deklarata e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se marrëveshjeje mes Serbisë dhe Rusisë është skandal i rëndë që ndoshta duhet të jetë sinjal për të ngrirë bisedimet për anëtëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian, duhet të përcillet me reflektim konkret të politikave të BE-së ndaj Serbisë”, ka shkruar ai.

Ai thotë së aleanca mes Serbisë e Rusisë, duhet ta përshpejtonte proceset intergruese.

“Natyrisht vazhdimësia e aleancës së Serbisë me Rusinë, që historikisht nuk është ndërprerë asnjëherë, dhe që gjithmonë ka shkaktuar trazira në Ballkan, do të duhej të përshpejtonte proceset integruese, së pari anëtarësimin e Kosovës në NATO e pastaj anëtarësimin e të gjitha vendeve të rajonit në BE.”

“Serbia duhet të lihet në rrugën e saj të aleancës me Rusinë por e izoluar nga bashkēpunimi rajonal dhe e izoluar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Europian”, shkruan Berisha.

Von Cramon dhe shkroi në Twitter se marrëveshja mes Rusisë e Serbisë është një skandal i rëndë.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin e bashkëpunimit të ardhshëm me agresorin rus. Apo ndoshta është vetëm një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”, ka shkruar dje në Twitter Von Cramon.

Shpërndaje në: