Berisha takon veteranët e arsimit: Kategoria që ruajti dhe shpëtoi shoqërinë nga asimilimi

Berisha takon veteranët e arsimit: Kategoria që ruajti dhe shpëtoi shoqërinë nga asimilimi

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka takuar të premten veteranët e arsimit. Ai i vlerësoi ata si kategorinë që ruajti dhe shpëtoi një shoqëri të tërë nga asimilimi, njofton Klankosova.tv.

“Të përndjekur e të larguar nga puna, të shtypur e të maltretuar nga ish regjimi, shtëpitë i bënë shkolla vetëm që të mbajnë gjallë edukimin shqip. Mirënjohës pafund për angazhimin e tyre në kohërat e vështira!” shkroi Berisha në një postim në Facebook.

Tutje kandidati për të parin e Istogut tha se do të takohet edhe me të gjithë drejtorët dhe mësimdhënësit aktiv të komunës, për të kuptuar sygjerimet e tyre lidhur me programin që do të implementohet nga ata.

Shpërndaje në: