Berisha: Veprimet e mbrëmshme të Kurtit tregojnë papjekuri politike e shtetërore

Berisha: Veprimet e mbrëmshme të Kurtit tregojnë papjekuri politike e shtetërore

Ish -diplomati Anton Berisha nëpërmjet një shkrimi në rrjetete sociale ka kritikuar qeverinë Kurti për veprimet e mbrëmshme duke thënë se gjithë ajo që ndodhi tregon për papjekuri politike e shtetërore. Ai ka shkruar se Kurti e Osmani po e dëmtojnë shtetin me qasje fëmijërore.

Sipas Berishës, zhvillimet e fundit si efekt mund të kenë “pamundësimin që Kosova të merret si shtet serioz rrjedhimisht pamundësim e integrimit në strukturat euroatlantike”

Postimi i plotë i Berishës për ngjarjet në Veri:

Nga vrojtimi im, mbrëmë isha ndër të rrallët, qe me nje gjuhe te kujdesshme jo vetem qe nuk perkraha vendimin e qeverise per veprimet e saj, por e quajta edhe fatkeqe (indikative).

Sot, jam ne nje pozite komode se nuk kam nevoje te akomodoj qendrimin tim siç jane duke bere shumë politikanë te gjitha niveleve, qe duke inkorporuar kinse perkrahjen e djeshme si te kushtezuar, tash ne perfundimin e lojes, qartesojne qendrimet e tyre.

Por, preokupimi im eshte krejt tjeter, se pari dhe kryesori demtimi i pozicionit te shtetit te Kosoves si rezultat i veprimeve te mendesise feminore te presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, dhe se dyti lehtesia rreshtuese e politikaneve ne raport me veprimet pseudoshteterore te Kurtit dhe efekti i ndjekjes se impulseve te turmes, qe shkencerisht eshte vertetuar se eshte iluzor, qe nuk do t’ia dijê per arsyen as te verteten duke qenë i natyres instinktive ndjesore.

Perpjekjet qe çeshtja e normalizimit te raporteve Kosove-Serbi te zgjidhet me veprime te njeres pale kur ka dakordim nderkombetar se tashme eshte çeshtje shumepaleshe, tregojne papjekuri politike e shteterore dhe te vetmin efekt mund te kene pamundesimin qe Kosova te merret si shtet serioz rrjedhimish pamundesim integrimi ne strukturat euroatlantike.

Shpërndaje në: