Bërnabiqi thirrje NATO-s: Ndërhyni, politika e çmendur e Prishtinës po na sjell veç kaos

Bërnabiqi thirrje NATO-s: Ndërhyni, politika e çmendur e Prishtinës po na sjell veç kaos

Ana Bërnabiqi i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë përballë ‘politikës së çmendur të Prishtinës’.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, NATO-s dhe KFOR-it që të reagojnë urgjentisht dhe ta ndalin Albin Kurtin. Situata është më shumë se dramatike dhe ky është momenti i fundit për të marrë masat e duhura për ta ndalur politikën e çmendur të Prishtinës. Këto veprime po na sjellin në kaos”, ka thënë Bërnabiq shkruan B92, përkthen Periskopi.

Më herët, edhe i ashtuquajturi shef i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se aksioni i sotëm i Prishtinës në veri ishte ‘edhe një provokim tjetër’./Periskopi/

 

Shpërndaje në: