Bernardo Silva ‘kurban’ për Harry Kane – mesfushori afër kalimit te Milan

Bernardo Silva ‘kurban’ për Harry Kane – mesfushori afër kalimit te Milan

Milan mund të përfitojë një lojtar jashtëzakonisht cilësor në fundin e merkatos verore.

Ylli portugez i Manchester City, Bernardo Silva, duket se është afër marrëveshjes me Milan, dhe kjo marrëveshje u konvenon të dy skuadrave.

Mesfushori shihet si karta e duhur për të mbledhur akoma të holla, në mënyrë që lëvizja për Harry Kane të finalizohet nga Man City në orët e fundit të merkatos.

Sipas ‘Dailystar’, Bernardo pritet t’i kushtojë skuadrës së Milan 45 milionë funte, përcjell Periskopi.

Këto para do të ndihmonin ‘Citizens’ për të përmirësuar ofertën ndaj Spurs, për kartonin e Kane.

Mbetet të shihet nëse ‘Rossoneri’ do të jenë gati që të bëjnë ofertën për kartonin e portugezit. /Periskopi/

Shpërndaje në: