Bërtasin Allahu Ekbar dhe vrasin 16 persona në plazh

Bërtasin Allahu Ekbar dhe vrasin 16 persona në plazh

Katër evropianë në mesin e të vdekur dhe disa të plagosur, pas sulmit terrorist në plazhin Grand-Bassam në Bregun e Fildishtë.

The Guardian shkruan se persona të armatosur nga dega e al-Kaedës në Afrikën Veriore kanë vrarë të paktën 16 njerëz, duke përfshirë katër evropianë, pasi ata hapën zjarr pranë disa hoteleve në Bregun e Fildishtë, transmeton lajmi.net.

Të shtënat erdhën mes frikës dhe kërcënimit për xhihad që është përhapur në Afrikën Perëndimore.

Qeveria tha se forcat e sigurisë kanë vrarë të gjashtë sulmuesit të cilët kishin sulmuar tre hotele në qytetin popullor bregdetar të Grand-Bassam.

Në mesin e të vdekurve ishin edhe dy ushtarë, tha presidenti, Alassane Ouattara. Media vendase njoftoi se personat e armatosur kishin hyrë në L’Etoile du Sud hotel të dielën, duke kapur mysafirët dhe personelin.

 

Shpërndaje në: