BERZH i ofron Prishtinës 5 milionë euro, Përparim Rama tregon si do të shpenzohen ato

BERZH i ofron Prishtinës 5 milionë euro, Përparim Rama tregon si do të shpenzohen ato

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim i ka ofruar komunës së Prishtinës kredi të butë në shumën prej 5 milionë euro.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, dhënë lajmin duke treguar se ku do të investohet.

Rama shtoi se ky projekt  ka për qëllim investimin në masat për efiçiencën e energjisë në ndërtesat publike

“Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ofron kredi të butë në shumën prej 5 milionë euro, të komplementuar nga një grant investimi në shumën prej 1 milion, për të asistuar në implementimin e projektit “Korniza e Qyteteve të Gjelbra – Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prishtinë”, dhe njëkohësisht të mobilizojë një grant teknik me një shumë prej 315.000 euro për implementimin e elementeve të caktuara të projektit”, shkroi ai.

“Sot, me BERZh institucionalizuam bashkëpunimin nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Kredisë për implementimin e këtij projekti, i cili ka për qëllim investimin në masat për efiçiencën e energjisë në ndërtesat publike (kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor primar) duke përmirësuar dhe ndërruar sistemet e ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dyerve dhe dritareve më efiçiente. Jemi tejet të përkushtuar për të shtyrë përpara projekte të cilat janë në harmoni me ruajtjen e ambientit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e energjisë efiçiente, për të zvogëluar nivelin e ndotjes së ajrit në Kryeqytet dhe më gjerë”, përfundoi Rama.

Shpërndaje në: