Bes Kallaku tregon se kush nga fytyrat publike ia hapi dyert e shtëpisë

Bes Kallaku tregon se kush nga fytyrat publike ia hapi dyert e shtëpisë

Aktori i njohur nga Shqipëria, Bes Kallaku e ka pasur mjaft të vështirë ndërtimin e karrierës dhe arritjen aty ku është tani.

Ai si një djalë fshati, udhëtonte nga Bubqi për në Tiranë për të marrë pjesë në spektaklin ‘Portokalli’ aty ku nisi karrierën si aktorë.

E ka qenë moderatori i asaj kohe Agron Llakaj, ai që e ka ndihmuar Besin në fillimet e tij të vështirë.

“Nuk e kam thënë asnjëherë, por duhet ta them që Agron Llakaj ka qenë një nga ata që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë me mua. Nuk dua ta bëj bajat fare, por në fillimet e mija flija në karrige. Agroni ka qenë personi që në fillimet e mija më hapi derën e shtëpisë dhe më tha hajde fli te shtëpia ime dhe hajde ha te shtëpia ime”, ka thënë Besi në emisionin “Late Night Show”.

Shpërndaje në: