Besa Gaxherri për krizën në Veri: Nëse nuk ka plan nga Qeveria, gjithçka mund të dështojë

Besa Gaxherri për krizën në Veri: Nëse nuk ka plan nga Qeveria, gjithçka mund të dështojë

Anëtarja e LDK-së, Besa Gaxherri, në një prononcim për Periskopin ka folur për krizën në veri të vendit.

Njësia Speciale ndodhet në veri të vendit për të siguruar implementimin e reciprocitetit të targave të veturave.

Në anën tjetër, serbët lokalë kanë bllokuar rrugët e pikave kufitare – çka mund t’i shkaktojë humbje të mëdha ekonomisë së varfër të Kosovës.

Gaxheri, deputete e LDK-së, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës që konsideron se është rezultat i punës njëzet vjeçare të bërë me të.

Ajo i tha Periskopit se “vendime të tilla duhet të merren me maturi, në koordinim me të gjithë faktorët relevantë, me strategji të mirë-menduar që të kemi sukses jo vetëm si veprim teknik por edhe politik e diplomatik”.

“Gjendja në veri konsiderohet ende e qetë, duke iu falenderuar aftësisë profesionale të Policisë së Kosovës, por në qoftë se nuk ka plan të mirë-menduar dhe të koordinuar nga Qeveria, gjithçka mund të dështoj.” – u shpreh znj. Gaxherri.

Ajo kritikoi Kurtin që është i mbyllur për qytetarët dhe mediat në lidhje me situatën. /Periskopi

Shpërndaje në: