Befason Rama: Ja me kë bënë koalicion

Befason Rama: Ja me kë bënë koalicion

Kur kanë mbetur për t’u numëruar edhe 20 për qind të kutive të votimit, fitorja e socialistëve është e qartë në këto zgjedhje. Me ndonjë ndryshim të mundshëm në orët e fundit, Edi Rama pritet të ketë 72-74 deputetë në Kuvend duke siguruar kështu “timonin” vetëm.

Rama mund të qeverisë edhe i vetëm me këtë maxhorancë, por ajo do të ishte mjaft e cenueshme duke bërë të nevojshme edhe një “dorë” nga ndonjë parti e vogël, siç është për shembull PDIU.

Kjo e fundit ka siguruar 4 mandate deri më tani dhe do të ishte një aleat komod i Ramës, pasi në rast mosmarrëveshjesh për drejtimin e “timonit” mund t’i hidhte ata jashtë “makinës” pa cënuar kështu maxhorancën.

Me deputetët e PDIU-së, Rama do të shkonte në 76-78 mandate, një numër tepër komod për të qeverisur.

Në lojë është edhe Tom Doshi me mandatin e tij në Shkodër ndërkohë, dhe Rama mund t’a merrte atë në maxhorancën e tij për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera që kanë bashkë duke mos iu trembur edhe ndonjë pakënaqësie të Metës.

Deri para zgjedhjeve u fol për një qeverisje me bazë të gjerë PS-PD, por në situatën e re të krijuar, kjo nuk duket aspak e mundshme nga kushtet në të cilat ndodhen aktualisht të dyja palët.

Rama nuk e ka më në krah aleatin e bezdisshëm Meta, që t’i nevojitët një kundër balancë si Basha, ndërkohë që ky i fundit, me mësimin që demokratët i dhanë kësaj radhe edhe për shkak të flirtit me Ramën duke e harruar retorikën e drogës sidomos gjatë fushatës, zor se mund të ndërmarrë ndonjë aventurë tjetër të ngjashme. Albeu.com

Shpërndaje në: