Besimi, Halili, Festimi, Fitimi, Milani: Policia shpall në kërkim pesë persona pas aksionit në Veri të Kosovës

Besimi, Halili, Festimi, Fitimi, Milani: Policia shpall në kërkim pesë persona pas aksionit në Veri të Kosovës

Pas aksioneve policore të zhvilluara në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri, dhe arrestimit të tetë personave të dyshuar, ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave.

Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandolle-Mitrovicë

   Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë

Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë

Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë

Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok

 

Policia e Kosovës, ka ftuar të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht ka kërkuar bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë, transmeton lajmi.net.

Numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999, të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Njëkohësisht Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra por edhe në aktet kriminale dhe sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri të kryera ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë sot gjatë operacionit.

Shpërndaje në: