Besnik Bislimi me të ardhura mujore rreth 6700 euro

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi mbetet ndër zyrtarët me të ardhura më të larta në vend.
Bislimi së bashku me bashkëshorten e tij kanë të ardhura vjetore rreth 80 mijë euro, që i bie se së bashku me bashkëshkorten marrin 6670 euro në muaj.
Ai si zëvendëskryeministër merr pagë vjetore 18 mijë e 788 dhe mëditje 3 mijë e 700 euro.
Ndërsa, për punën si profesor asistent në Universitetin Amerikan në Kosovë(AUK), Bislimi merr pagë vjetore 29 mijë e 533.
Edhe bashkëshortja e Bislimit merr pagë vjetore në AUK 28 mijë euro.
Në formularin e deklarimit të pasurisë, Bislimi ka deklaruar 215 mijë euro kredi për renovim në emër të bashkëshortes.
Deklarimi i pasurisë së Besnik Bislimit