Besnik Bislimi ndërron fjalët: Në asnjë rast, e asnjë rrethanë s’u pajtuam për arkivat e UÇK-së

Besnik Bislimi ndërron fjalët: Në asnjë rast, e asnjë rrethanë s’u pajtuam për arkivat e UÇK-së

Zv/kryeministri Besnik Bislimi gjatë komisionit parlamentar ka folur për arkivat e UÇK’së, për të cilat tash thotë se nuk i kishin përmendur me palën serbe, transmeton Periskopi.

‘’Është folë për arkiva shtetërore të Kosovës, të gjitha prentendimet jashtë kësaj jashtë dashkeqe dhe tendencioze. Ne kemi thënë se në fusnotë s’ka arkiva të UÇK’së, edhe nëse ka, nuk janë në kompetencë të qeverisë. Ka vetëm arkiva shtetërore të Kosovës dhe ne jemi të hapur që këto arkiva të vizitohen edhe nga Lajçak dhe të konsultohen sepse ne e dijmë që procesi i të pagjeturve është udhëheqë nga UNMIK dhe EULEX dhe ata kanë pasë qasje të plotë nga këto arkiva. Ka raste për 24 orë kur hetuesit ndërkombëtar nuk kanë dalë nga arkivat dhe kanë largu gjithë punonjësit . Thjesht nuk ka dokument që nuk është shoshitur disa herë nga ndërkombëtarët dhe sa e di unë ka zero dokumente që janë klasifikuar si sekrete’’, ka thënë ai.

‘’Kërkesa e Serbisë që të hapen paralelisht këto dy,  për të krijuar barazi. Që ne kemi bërë krime, por edhe ju po i fshehni. Ne e kemi pa shumë të rëndësishme që ky argument të hiqet prej palës serbe. Në njërën anë, nuk ka asgjë se gjithë arkivat janë të hapur, vetëm arkivat që duhet të hapen që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt për këtë urgjencë, janë arkivat e Serbisë. Në asnjë rast e rrethanë nuk është dakordu për arkiva të UÇK’së’’./PERISKOPI/

Bislimi: Serbia u pajtua t’i hapte arkivat, por kërkoi të hapeshin edhe ato të UÇK-së

 

 

 

Shpërndaje në: