Besnik Bislimi shkakton ‘kaos’ në Twitter: Cicëron në shqip për negociatat e zhvilluara në Bruksel

Besnik Bislimi shkakton ‘kaos’ në Twitter: Cicëron në shqip për negociatat e zhvilluara në Bruksel

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka qëndruar dy ditë në Bruksel ku është takuar me kryenegociatorin e Serbisë për dialogun teknik, Petar Petkoviqin – takim ky i ndërmjetësuar nga emisari Mirosllav Lajçak.

Bislimi përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se me Serbinë është biseduar vetëm për një temë.

Kjo është ajo e të pagjeturve.

Gjuha e përdorur në cicërimën e Besnik Bislimit në Twitter ishte shqipja, çka nuk është aspak e zakonshme në qarqet diplomatike.

“Familjet kanë nevojë të dijnë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. Ky është mesazhi që kemi përçuar në këto bisedime me Serbinë, ku tema e vetme ishin të pagjeturit. Kemi kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”, ka shkruar Bislimi.

Ndryshe, zëvendëskryeministri Bislimi dje pas takimit ka thënë se s’do të ketë takim Kurti-Vuçiq në shtator përshkak se palët në bisedimet teknike s’kanë arritur ndonjë përparim.

“Nuk ka përparim të mjaftueshëm të prekshëm për të organizuar një takim të udhëheqësve”, tha Bislimi të mërkurën në Bruksel, pas përfundimit të takimit me delegacionin serb, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Shpërndaje në: