Besnik Bislimi: Strukturat paralalele në veri, edhe më të forta se më herët

Besnik Bislimi: Strukturat paralalele në veri, edhe më të forta se më herët

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në një intervistë te Jeta Xharra, ka deklaruar se ‘strukturat paralele janë tani edhe më të forta sesa më herët’.

“Pala serbe është duke thënë, i kam shkelur të gjitha marrëveshje. Marrëveshjet nuk gatuhen nga kryeministrat. Zhdukja e strukturave paralele serbe është shumë me e rëndësishme sesa Asociacioni. Ky qëndrim është që e nxjerrim edhe në Bruksel”, ka thënë Bislmi në Kallxo, përcjell Periskopi.

Xharra: Domethënë, po e konfirmojmë se kemi struktura paralele.

Bislmi: Edhe më të forta se më herët.

Xharra: Edhe më të forta se më herët, në qeverinë e juaj a?

Bislimi përgjigjet në këtë pyetje se ‘shpërbërja e strukturave paralele nuk ka ndodhë kurrë’.

Më pas gazetarja e ka pyetur Bislimin se pse ‘nuk po arrestohen strukturat parlalele”./Periskopi

 

Shpërndaje në: