“Besnik mashtruesi”, Mehmetaj reagon pasi Lajçak njoftoi se Bislimi ka pranuar të takohet me Petkoviqin për çështjen e dinarit

“Besnik mashtruesi”, Mehmetaj reagon pasi Lajçak njoftoi se Bislimi ka pranuar të takohet me Petkoviqin për çështjen e dinarit

Gazetari, Lirim Mehmetaj ka reaguar pas njoftimit të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak se Besnik Bislimi ka pranuar të ketë një takim me Petar Petkoviçin në Bruksel për çështjen e dinarit serb.

Mehmetaj e ka quajtur “mashtrues”, Besnik Bislimin, pasi ky i fundit në fillim ishte zotuar se as nuk do të diskutoj me Lajcakun për vendimin sovran të Kosovës rreth dinarit.

Tutje, Mehmetaj komentoi edhe deklaratën e Lajçakut për “ftesën e hapur se kë do të dërgonin Kosova dhe Serbia në takimin e fundit në Bruksel”.

“Lajçaku gjithashtu tregoi se arsyeja përse herën e kaluar shkoi në Bruksel drejtori i BQK-së e jo Bislimi, ishte për faktin se ky vetë e kishte lënë ftesën e hapur dhe u takonte vetë shteteve të vendosnin se kënd duan ta dërgojnë”, thotë gazetari Mehmetaj.

“E bre po t’lodhtë. Hajt shkoni tash tregoni Petkoviç-it çka po bëni… meqë neve qytetarëve të Kosovës nuk po na tregoni”, përfundon shkrimi i tij në Facebook.

Shpërndaje në: