Besoni ose jo kjo nuk është Loredana por Jehona Sopi

Besoni ose jo kjo nuk është Loredana por Jehona Sopi

Jehona Sopi ka arritur të pushtojë skenën muzikore dhe zemrën e mijëra adhuruesve.

Ajo filluar të këndojë qysh kur ishte e vogël, e njëkohësisht është paraqitur edhe në spektakle të ndryshme bukurie.

Me zërin e këndshëm, sharmin dhe paraqitjen mjaft tërheqëse skenike ka bërë për vete një publik të tërë, por ka një kohë të gjatë që nuk e kemi parë në skenën muzikore e kjo arsyetohet ndoshta pasi që këngëtarja i është përkushtuar një profesioni tjetër, asaj të psikologes.

Së fundmi, Jehona i është kthyer skenës muzikore duke u paraqitur në festivalin ‘’Kënga Magjike’’ me këngën Anej.

Madje, ajo ka hapur një llogari në rrjetin social, Instagram, dhe në fotografitë e publikuara ajo nuk dallon shumë nga Loredana.

Siç duket as Jehona nuk ka mundur t’i rezistojë trendit të ndërhyrjeve kirurgjike e që dallohen shumë në fytyrën e saj.

Jehona tani ngjason shumë me reperen Loredana.

Shpërndaje në: