Beteja e veteranëve me Qeverinë: 8 momentet më interesante të protestës, deri tani

Beteja e veteranëve me Qeverinë: 8 momentet më interesante të protestës, deri tani

Veteranët e luftës së UÇK-së, protestojnë me kërkesën që të përfshihen në Ligjin e pagës minimale. Në seancën e kaluar të Kuvendit, ligji kaloi në lexim të parë me votat e partisë në pushtet – Vetëvendosjes dhe ato të Listës Serbe, shkruan PERISKOPI. 

Protesta e veteranëve të luftës ka nisur rreth orës 10 të mëngjesit dhe ajo po vazhdon të mbahet para Kuvendit të Kosovës.

Qysh herët, dhjetëra autobusë janë parë nëpër Prishtinë, me të cilët veteranët kanë arritur për protestën ku kundërshtojnë Ligjin e Pagës minimale, e ku nuk janë të përfshirë.

1.Klinaku thirrje që dy protesta të bëhen një: E përkrahim edhe tërheqjen e Trustit

Faton Klinaku i OLV-UÇK’së ka thënë se e përkrahin edhe protestën e Trustit, transmeton Periskopi.

‘Në ora 12 parashihet një protestë që këkron që trusti tu epet qyterarëve. Ne si veteran e përkrahin protestën edhe për trustin. Prandaj ata që duan të protesotjnë për trust, të na bashkohen në protestën tonë. ‘’, ka thënë Klinaku.

2.Faton Klinaku -veteranëve: Keni kujdes me policinë, kemi informacione se pushteti po do të na provokojë

Faton Klinaku i OVL-UÇK’së ka paralajmëruar veteranët të kenë kujdes me policinë, raporton Periskopi.

‘’Ju lutemi edhe njëherë me polici të keni kujdes sepse kemi informacione se pushteti po do ta provokojë situatën që ne të përballemi me policinë, e cila e ruan rendin dhe qetësinë.’’

3.Policia u shpërndanë ujë veteranëve

Policia e Kosovës i ka shpërndarqë ujë veteranëve të UÇK’së, teksa njëra palë po proteston, e tjera po mbron insititucionet, raporton Periskopi.

Vetarënt tashmë janë future në oborr dhe po bëjnë thirrje të mos votohet në lexim të dytë projektligji për Pagën Minimale.

4.Protestuesit e KEK’ut që kanë dalë për Trust: Po shkojmë t’u bashkëngjitemi veteranëve

Deputetët shkuan në pushim deri në orën 13:00, mes tensioneve dhe protestës së veteranëve të UÇK-së jasht.

Në seancën e sotme është paraparë edhe shqyrtimi i projektligjit për lejimin e tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Trusti. Për këtë, një grup tjetër i qytetarëve po protestojnë, duke marshuar drejt Kuvendit.

Me thirrjet “Trusti është i yni, jo i Qeverisë”, protestuest po u kërkojnë deputetëve që të votojnë PRO këtij projektligji.

5.Protestuesit ulen këmbëkryq në oborrin e Kuvendit

Vazhdon protesta: Në këtë mënyrë, ata po shpresin pakënaqësitë lidhur me mospërfshirjen e tyre në Projektligjin e pagës minimale.

Disa prej tyre, janë ulur këmbëkryq në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

6.Veterani: Unë kisha lutë mos me rrëzu Qeverinë 4 vjet, se qejfi i Albinit me rrëzu

Një protestues sot bënte lutje që të mos rrëzohet Qeveria, meqë kështu ka qejf Albin Kurti, transmeton Periskopi.

’Unë kisha lutë mos me rrëzu qeverinë 4 vjet. Se qejfi i tij me rrëzu.’’

‘Shyqyr që kanë ardhë, tash te kqyrim çka po bëjnë. ‘

7.Veteranët ngrisin lart flamurin e UÇK’së para Kuvendit

Një prej veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ngritur flamurin e UÇK’së para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

I njëjti pasi ka ngritur flamurin, ka thënë se këtë veprim e ka bërë për t’iu treguar deputetëve se pa këtë flamur s’do të ishin në Kuvend.

Ai tha se ky flamur do të qëndrojë te Kuvendi derisa të vjetrohet.

8.Policia i vendosë maskat kundër gazit lotsjellës

LIVE: PROTESTA 

Shpërndaje në: