Biden: Çdo pasardhës i imi do ta vizitojë vendin që nderoi djalin tim të vdekur
Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, pas vizitës së tij në Kosovë, ka thënë se çdo pasardhës i tij do ta vizitoj Kosovën.
Kjo për faktin se siç ka shkruar Biden në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Kosova ka nderuar djalin e tij të ndjerë Beau Biden, duke emëruar rrugën me emrin e tij, raporton “Zeri.info”
Ai ka thënë se vitet do të kalojnë por çdo pasardhës i familjes së tij do ta vizitojë Kosovën dhe do shohin rrugën e emëruar në emër të djalit të tij Beau Biden.
“Zeri.ino”, ju sjell postimin e plotë të nënpresidentit amerikan, Joe Biden:
Në vitet 2001 dhe 2002 djali im Beau shërbeu në Departamentin e Shteteve të Bashkura të Drejtësisë, jashtë vendit, në Kosovë, duke iu ndihmuar gjyqtarëve dhe prokuroreve, kur lufta filloi të tejkalohej, për krimet e luftës dhe krimet e kryera atje dekada më parë.
Këtë javë, familja ime dhe unë kishim nderin të qëndrojmë përkrah popullit të Kosovës, deri sa ata emëruan një magjistrale që i lidhë dy qytete më mëdha për nder te Beau-s.
Beau shkoi vullnetarisht në Kosovë që të jetë një nga përfaqësuesit federale SHBA-së në Kosovë, duke ndihmuar në programet trajnuese për gjyqtar dhe prokuror vendor dhe për të hedhur bazat e atyre që sot janë institucionet gjyqësore të Kosovës.
Në atë kohë kur plagët e luftës ishin ende të freskëta dhe vendi ishte i shkatërruar, sistemi i drejtësisë ishte i ngecur.
Beau luajti një pjesë të rëndësishme në këtë sistem duke ndihmuar që krimet e luftës të ndiqen penalisht dhe më e rëndësishmja ishte që këto krime të ndiqeshin në bazë të provave dhe jo emocioneve.
Ai ka ndihmuar që për herë të parë të zhvillohej sistemi ligjor në Kosovë, një sistem që ne e quajmë model kundërshtues, ku roli i prokurorit nuk është vetëm ndjekja penale por është edhe ushtrimi i drejtësisë, ku i akuzuar ka të drejtë për mbrojtje pavarësisht se për çka akuzohet.
Unë kam qenë gjithmonë krenar me të, por kurrë më shumë se sa atëherë kur isha me të në Kosovë. Ai dhe vëllai i tij janë të njëjtët, njerëz të guximshëm.
Nëna ime thoshte një fjalë që vlen edhe për djalin tim Hunter dhe vëllain e tij Beau. Ajo thoshte, mos harro Joe, ti definohesh nga kurajoja dhe besnikëria.
Besoj se kjo është arsyeja pse ne të dy e kemi dashur kaq shumë Kosovën.
Beau jo vetëm që punoi, por arriti t’i dojë njerëzit, kulturat, historitë dhe vendin e jashtzanshëm të Kosovës.
5, 20 , 20 , 60 vjet nga tani, nipërit e mi e stërnipërit e mi do të vijnë në Kosovë.
Çdo Biden që do të lind do të vijë në Kosovë për të parë monumentin e babait, gjyshit e stërgjyshit të tyre.



