Biden e Scholz po planifikojnë dërgimin e tankeve M1 Abrams e Leopard 2 në Ukrainë

Biden e Scholz po planifikojnë dërgimin e tankeve M1 Abrams e Leopard 2 në Ukrainë

Pas shumë muajsh hezitim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania thuhet se po planifikojnë dërgimin e tankeve në Ukrainë, në atë që Kievi shpreson se do ta ndryshojë lojën në fushën e betejës.

Siç shkruan BBC, Administrata Biden pritet t’i bëjë publike planet për t’i çuar së paku 30 tanke M1 Abrams, ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, thuhet se ka vendosur të dërgojë të paktën 14 tanke Leopard 2.

Në lidhje me lajmin, ambasadori i Rusisë në ShBA-së, Anatoly Antonov, e ka cilësuar si “një tjetër provokim flagrant”.

Deri më tani, SHBA dhe Gjermania i kanë rezistuar presionit të brendshëm dhe të jashtëm për të dërguar tanket e tyre në Ukrainë.

Shpërndaje në: