Biden nënshkruan dokumentet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Biden nënshkruan dokumentet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar dokumentet e ratifikimit për të pranuar Suedinë dhe Finlandën në NATO, duke i sjellë vendet e Evropës veriore më afër anëtarësimit në aleancë.

Biden tha se Amerika ishte vendi i 23-të që miratoi zyrtarisht ofertat e anëtarësimit të dy vendeve nordike, shkruan Aljazeera.

Senati amerikan kishte mbështetur me shumicë dërrmuese zgjerimin e NATO-s për të përfshirë Finlandën dhe Suedinë në një votim 95-1 javën e kaluar.

Të 30 aleatët e NATO-s pritet të pranojnë aplikimet e tyre.

Të dy vendet filluan të kërkojnë anëtarësimin në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës në fillim të këtij viti.

“Putini mendoi se mund të na ndajë…të na dobësojë vendosmërinë. Në vend të kësaj, ai po merr pikërisht atë që nuk donte. Ai donte finlandizimin e NATO-s, por ai po merr Natoizimin e Finlandës së bashku me Suedinë”, tha Biden.

Shpërndaje në: