Biden nga ballkoni tregon gjendjen pas ri-infektimit me koronavirus

Biden nga ballkoni tregon gjendjen pas ri-infektimit me koronavirus

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka publikuar një video krah qenit të tij, në të cilën ka folur për gjendjen e tij shëndetësore pas riinfektimit me COVID-19.

Biden në këtë video të cilën e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook ka thënë se gjithçka është mirë dhe se ai po ndihet shkëlqyeshëm.

Presidenti amerikan thotë se për disa ditë do të punojë nga shtëpia.

“Përshëndetje miq. Joe Biden këtu. U testova pozitiv këtë mëngjes, do të punoj nga shtëpia në ditët e ardhshme. Po ndihem mirë, gjithçka është në rregull, por unë dhe komandanti(qeni) kemi disa punë për të bërë”, thotë Biden.

Ndryshe, Biden u infektua me COVID-19 vetëm tri ditë pasi doli negativ në një testim.

Shpërndaje në: