Biden paralajmëron sanksione shtesë ndaj Rusisë

Biden paralajmëron sanksione shtesë ndaj Rusisë

Presidenti Joe Biden ka thënë se “ne jemi gjithmonë të gatshëm për sanksione shtesë”, pasi Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe prapë i vendosën sanksione Rusisë, raporton BBC.

“Do të bisedoj me anëtarët e G7 këtë javë për të diskutuar se si duhet ose nuk duhet të veprojmë në vazhdim”, deklaroi Biden në Shtëpinë e Bardhë teksa po fliste për ekonominë e ShBA-së.

Kurse presidentja e komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, të mërkurën propozoi një sërë masash të reja, përfshirë edhe ndalimin e importit të naftës ruse.

Ky propozim përfshin edhe akuzat ndaj personave që kryen krime lufte në Bucha, si dhe suspendimi i bankës më të madhe ruse, Sberbank dhe dy kompani të tjera nga sistemi SWITFT, përcjell Reporteri.net.

Kujtojmë se Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, njoftoi të mërkurën për sanksione të mëtejshme kundër 63 qytetarëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë edhe sanksione ndaj mediave ruse “që fshihen pas fushatës së egër të dezinformimit të Putinit” dhe punonjësve të tyre.

 

Shpërndaje në: