Biden po heziton t’ia çojë Ukrainës sistemin MLRS: Mund të zgjatet konflikti

Biden po heziton t’ia çojë Ukrainës sistemin MLRS: Mund të zgjatet konflikti

Zyrtarët ukrainas janë duke u bërë gjithnjë e më të frustruar me rezistencën e administratës Biden ndaj dërgimit të sistemeve raketore me rreze të gjatë, armë për të cilat Kievi thotë janë kyçe për ta mposhtur Rusinë në ballafaqimet me armatim të rëndë që po zhvillohen përgjatë Donbasit, shkruan POLITICO, përcjell Periskopi.

Zyrtarët nga qeveria e Ukrainës për muaj të tërë kanë bërë lutje ndaj Shteteve të Bashkuara për dërgimin e sistemit MLRS. Por tre njerëz me njohuri të rastit thonë se Ukraina është e brengosur që Shtëpia e Bardhë po refuzon dërgimin e tyre për shkak të shqetësimit se armët mund të përdoren për të lansuar sulme brenda territorit të Rusisë, gjë që do ta zgjeronte dhe do ta zgjaste konfliktin.

Një zyrtar nga administrata Biden që foli në kushte të anonimitetit, tha për POLITICO se dy vendet janë në “diskutime aktive” rreth armës, por që edhe pse me ndihmën ushtarake 3.8 miliardëshe që ShBA ka dërguar drejt Ukrainës që nga fillimi i luftës, jo çdo kërkesë e Kievit është plotësuar në shpejtësi.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar sisteme më të vjetra raketore të periudhës sovjetike në Ukrainë gjatë muajve të fundit. Por sistemet më të fuqishme dhe më precize amerikane janë ato se çfarë po kërkon Kievi për t’iu kundërvënë avancimit rus në Donbas.

Por shqetësimet mbesin në Shtëpi të Bardhë se dërgimi i sistemit të tillë do të konsiderohet si eskalim nga Kremlini, duke marrë parasysh fuqinë e jashtëzakonshme shkatërruese të armës, në krahasim me “howitzer” ose të lansuesve të vjetër sovjetikë. /PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: