Biden prezanton stategjinë e re kundër koronavirusit

Biden prezanton stategjinë e re kundër koronavirusit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një konferencë për shtyp ka prezantuar strategjinë e re kundër pandemisë së koronavirusit, në një kohë që e gjithë bota është vënë përballë variantit të ri shqetësues Omicron.

Mes pikave kryesore të kësaj strategjie parashikohet shtimi i pikave të vaksinimit, dhënia e dozave përforcuese për të gjithë qytetarët, testimi i udhëtarëve, si dhe teste falas që do të shkojnë shtëpi më shtëpi.

Nevoja për testim bëhet edhe më urgjente nëse do të vërtetohej se vaksinat nuk janë efektive ndaj variantit të ri të COVID-it, gjë që nuk është përcaktuar ende.

“Ne do ta luftojmë këtë variant me shkencë dhe shpejtësi, jo me kaos dhe konfuzion. Ne kemi bërë përpara, përballë variantit Delta të COVID-19-s dhe do të ecim përpara edhe përballë variantit Omicron”, tha presidenti Biden.

Vendosja nën kontroll e pandemisë shihet deri tani si detyra më e rëndësishme dhe më e vështirë e administratës Biden, një çështje që ka krijuar përçarje në vend. Gjatë fjalimit të tij Presidenti Biden trajtoi edhe temën e unitetit, duke u kërkuar amerikanëve të bashkohen rreth këtij plani./A2CNN

Shpërndaje në: