Biden thotë se nën drejtimin e tij ka rekord të hapjes së vendeve të punës

Biden thotë se nën drejtimin e tij ka rekord të hapjes së vendeve të punës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij 16 mujore janë hapur 8 milionë e 700 mijë vende të punës.

Sipas tij, ky është rekordi i të gjitha kohërave për sa i përket hapjes së vendeve të punës.

“8.7 milionë vende të reja pune në vetëm 16 muaj – një rekord i të gjitha kohërave”, ka shkruar Biden në Facebook, të martën.

Po ashtu, ai ka thënë se ka ulur shkallën e vdekshmërisë nga COVID-19 si dhe ka hapur shkollat e bizneset pas izolimit.

Shpërndaje në: