Bideni kritikon administratën Trump në fjalimin e tij të parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, ka përdorur fjalimin e tij të parë që nga largimi nga detyra për të kritikuar politikat e mirëqenies të administratës Trump.
Gjatë një konference në Çikago, ai nuk e ka përmendur asnjëherë Trumpin me emër, por ka thënë se “në më pak se 100 ditë, kjo administratë e re ka bërë kaq shumë dëme dhe kaq shumë shkatërrime”, raporton BBC, transmeton Periskopi.
Bideni ka kritikuar ashpër shkurtimin e sigurimeve shoqërore nga Departamenti për Efiçencë Qeveritare (DOGE), të drejtuar nga Elon Musk. Ai e ka cilësuar sigurimin social si një “premtim të shenjtë”, duke theksuar rëndësinë që ka për jetën e qytetarëve amerikanë.
Politikanët demokratë kanë akuzuar administratën e tanishme për planet e saj për shkurtime të mëdha në Sigurimet Shoqërore. Anëtarët e DOGE-s kanë nisur shkurtimet që nga shkurti, duke planifikuar shuarjen e 7,000 vendeve të punës./Periskopi/