Bideni t’ia tregojë vendin Izraelit

Bideni t’ia tregojë vendin Izraelit

Çdo administratë amerikane e ka performuar një ritual perfers sapo merr detyrën. Të gjithë janë pajtuar të minojnë ligjin amerikan duke nënshkruar letra sekrete që stipulojnë se nuk do ta pranojnë atë që çdokush e di: që Izraeli ka armë nukleare.

Pjesë e arsyes për këtë gjë është që të ndalen njerëzit së fokusuari mbi kapacitetin e Izraelit për t’i kthyer dhjetëra qytete në shkrumb e hi. Ky dështim për t’i dallë ballas kërcënimit që pozon arsenali tmerrues i Izraelit i jep kryeministrit të këtij vendi, Benjamin Netanyahut, një sens pushteti dhe pandëshkueshmërie, duke i lejuar Izraelit të diktojë kushtet për të tjerët.

Por një efekt tjetër i qasjes prej struci nga administrata amerikane është që shmang invokimin e vetë ligjeve të ShBAve, të cilat bëjnë thirrje që t’i vie fundi lëmshit të taksapaguesve për përhapësit e armëve nukleare.

Izraeli në fakt është përhapës i shumëfishtë i armëve nukleare. Ka dëshmit të pafundme se ka ofruar t’i shes regjimit të apart’heidit në Afrikë të Jugut armë nukleare në vitet 1970, e bile e kishin bërë edhe një test të përbashkët nuklear. Qeveria amerikane ka provuar t’i mbulojë këto fakte. Për më tepër, kurrë nuk ka nënshkruar traktatin për mos-përhapjen e armëve nukleare.

E megjithatë, qeveritë e ShBA-ve dhe Izraelit vendosën për invazionin në Irak bazuar në gënjeshtrën se do të vinin re kërpudhe (ajo që lë pas kur shpërthen arma bërthamore). Siç tha sinjalizuesi nuklear izraelit, Mordexhai Vanunu: armët nukleare nuk janë në Irak – ato janë në Izrael.

Amandamentet nga ish senatorët amerikanë, Stuart Symington dhe John Glenn ndalojnë ndihmën ushtarake e ekonomike për përhapësit e armëve nukleare dhe për vendet që kërkojnë të arrijnë armë nukleare. Sa ishte president, Jimmy Carter i kishte vendosur këto provizione kundër Indisë dhe Pakistanit.

Por asnjë president nuk ka bërë asgjë sa i përket Izraelit. Krejt e kundërta. Ka pasur një marrëveshje gojore që prej presidentit Richard Nixon që të pranohet “ambigiteti nuklear” i Izraelit – që efektivisht i lejon Izraelit pushtetin që vjen bashkë me armët nukleare pa kurrfarë përgjegjësie. Dhe prej presidentit Bill Clinton kanë ekzistuar ato letra sekrete.

Presidentët dhe politikanët amerikanë kanë refuzuar që ta pranojnë se Izraeli ka armë nukleare edhe pse ligji ofron përjashtim që do ta mundësonte financimin e mëtejmë nëse presidenti çertifikon Kongresin se ndihma ndaj përhapësit të armëve nukleare do të ishte në interesin vital të ShBA-ve.

GDP-ja e Izraelit është e krahasueshme me atë të Britanisë. E megjithatë, taksapaguesit amerikanë financojnë Izraelin më shumë se çdo shtet tjetër. Shuma e njohur publikisht po arrin tashmë në 300 miliardë dollarë.

Kjo farsë duhet të kryhet. Qeveria amerikane duhet të bindet ndaj ligjeve të saj dhe të ndërpres financimin e Izraelit për shkak të politikave të kësaj të fundit.

Administrata në ardhje Biden duhet që menjëhrë ta njohë Izraelin si një shtet udhëhequr sponzorues të përhapjes së armëve nukleare në Lindje të Mesme dhe të impementojë si duhet ligjin amerikan. Qeveritë e tjera – në veçanti e Afrikës së Jugut – duhet të insistojnë për sundim të ligjit dhe për çarmatosje të kuptimshme, dhe menjëherë t’i kërkojnë qeverisë amerikane që të reagojë sa më fuqishëm.

Apart’heidi ishte i tmerrshëm në Afrikë të Jugut dhe është i tmerrshëm kur Izraeli praktikon formën e saj të apart’heidit kundër palestinezëve, me orë policore, sistem shtypës policor etj.

Është shumë e mundshme që një nga arsyet pse versioni i apart’heidit të Izraelit ka jetuar më gjatë se ai i Afrikës së Jugut të jetë se Izraeli ka menaxhuar të mbajë sistemin shtypës duke përdorur jo veç armët e ushtarëve, por po ashtu edhe armët nukleare në kryet e milionave. Zgjidhja për këtë gjë nuk është që edhe palestinezët e arabët e tjerë të arrijnë këto armë. Zgjidhja është paqja, drejtësia dhe çarmatosja.

*Desmond Tutu është laureat i Çmimit Nobel për Paqe.

Shpërndaje në: