Bie blloku A3 në KEK

Bie blloku A3 në KEK

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se dje, më 25.09.2022, njësia A3 është ndalur si pasojë e veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.

Në këtë drejtim thuhet se ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtjeje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale.

“Lidhur me këtë, KEK-u ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit”, ka thënë KEK-u në njoftimin për media, duke shtuar se lidhur me veprimet për ditët vijuese konsumatorët do të njoftohen me kohë.

Shpërndaje në: