Bie nga sistemi një pjesë e madhe e Internetit

Bie nga sistemi një pjesë e madhe e Internetit

Një pjesë e madhe e internetit ka rënë pas një problemi që duket se ka të bëj me infrastrukturën që mundëson disa prej faqeve më të mëdha të botës.

Gjithçka prej Reddit e deri te New York Times dhe te sajti i qeverisë britanike kanë ndaluar së ngarkuari përmbajtje në mbarë globin, me prëdorusin që kanë parë mesazhet në fjalë.

Kjo çështje duket të jetë rezultat i problemit me Fastly-n, kompaninë që ofron shërbimet kyçe për shumë prej sajteve, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Vizitorët e faqeve të prekura panë mesazhin “Fastly error: unknown domain”.

Mesazhet në fjalë dukej të ndryshonin nga sajti në sajt.

Edhe disa prej organizatave më të mëdha mediale të lajmeve, përfshirë Guardian, New York Times, New Stateman, Financial Times e The Independent u goditën nga ky problem.

Disa prej faqeve tjera po funksionojnë mirë, përfshirë Facebookun, Twitterin dhe faqen tuaj të preferuar Periskopin. /Periskopi

Shpërndaje në: