Bie sistemi, shtyhet nisja e numërimit të votave për asamble në Prishtinë

Në sallën “1 Tetori” ende nuk ka nisur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për asamble komunale në kryeqytet. Kjo për shkak të rënies së sistemit, sipas KP. Numërimi ishte paraparë të fillojë në orën 16:00, por ende nuk dihet se kur mund të rregullohet problemi dhe të nisë procesi i numërimit. /Periskopi/