Bien pak numrat: 19 të vdekur e 703 raste me koronavirus për 24 orë

Bien pak numrat: 19 të vdekur e 703 raste me koronavirus për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 19 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 703 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

09 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 10.851 testime, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 2.255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 20.652.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Shpërndaje në: