Bien rregullat anti-Covid: Në takimin e Kurtit në Prizren, njerëz pa maska e pa distancë

Periskopi.com Lajme

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në disa fotografi që po qarkullojnë në rrjete sociale është parë duke bërë fushatë në Prizren.

Në foto shihet një numër jo i vogël i pjesmarrësve të cilët nuk respektojnë distancën fizike dhe gjithashtu nuk posedojnë maska mbrojtëse pavarësisht vendimit të Qeverisë për respektimin e këtyreve masave.

Ndër të tjera ka pasur raportime se qytetarët po dënohen nga policia e Kosovës edhe kur nuk janë të shoqëruar me askënd por nuk posedojnë maskë.

Para disa ditësh Kurti ka bërë fushatë, në Taslixhe për kandidatin e tij për Komunën e Prishtinës, Arben Vitia, pasi ky I fundit kishte thënë se nuk do të bëjë fushatë deri sa është ministër i Shëndetësisë./PERISKOPI/

Shpërndaje në: