Bien temperaturat, sot dhe nesër deri në 29 gradë celsius

Bien temperaturat, sot dhe nesër deri në 29 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Vende-vende parashihen riga lokale shiu, ndërsa temperaturat do të shkojnë deri në 29 gradë Celsius.

“Moti për dy ditë, 06-07.07.2022. Të mërkurën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu. Dita e enjte parashikohet të jetë më stabile, kryesisht me diell por vranësirat mund të jenë prezent për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHKMK.

Shpërndaje në: