Big Mama zbulon të dashurin, është nga Kosova

Big Mama zbulon të dashurin, është nga Kosova

Big Mama tash ndihet shumë më mirë.

Këngëtarja nga Maqedonia, e njohur si Big Mama ka qenë shumë e përfolur këtë vit si për peshën e saj ashtu edhe për jetën private. Big Mama ka kryer një operacion në Turqi për zvogëlimin e lukthit dhe për pesë muaj ka arritur që t’i largojë 30 kilogramë.

Përveç kësaj ajo, në emisionin Pastel, ka zbuluar edhe një sekret. Big Mama ka folur për të dashurin e saj, për të cilin ka thënë se ka prejardhje nga Kosova e jeton në Belgjikë.

“Jam në lidhje dhe jam shumë e lumtur. Unë nuk kam qejf të flasë shumë për jetën personale por jemi të lumtur dhe po shkojmë hapave të sigurtë me një lidhje serioze dhe mendojmë edhe të krijojmë familje”, ka thënë ajo, transmeton Periskopi.

Big Mama ka zbuluar edhe një detaj tjetër për të dashurin.

“Me prejardhje është kosovar por jeton në Belgjikë. Ai nuk është fytyrë publike prandaj edhe nuk ka qejf të jetë në prani të mediave”, u shpreh Big Mama. /Periskopi/

Shpërndaje në: