Bije turizmi patriotik në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Bije turizmi patriotik në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Turizmi patriotik po zbehet çdo muaj. Gjatë periudhës  janar-prill 2022 në vend kanë ardhur rreth 52 mijë qytetarë të Kosovës më pak .Të dhënat e INSTAT tregojnë  se Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme të hyrjes së shtetasve me 13,6 %, gjatë katër mujorit të parë të këtij viti.

Në prill në Shqipëri kanë hyrë  mbi 107 mijë shtetas shqiptarë të Kosovës  dhe rënia rezulton të jetë  më e fortë rreth 20 % nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në prag të sezonin veror të këtij viti kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë kritikoi  ministrat e brendshëm  të dy vendeve.

Kreu i qeverisë shqiptare kërkoi që në korrik të hiqet çdo polic në kufi. Kosova është i vetmi vend i cili regjistron rënie të hyrjeve në territorin shqiptar.

Pavarësisht  rënies së numrit të hyrjes  turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshë kryesore të turizmit në vendin tonë pasi shtetasit nga Kosova zënë rreth 20 % të totalit të netëve ët qëndrimit në Shqipëri. /abcnews.al/

Shpërndaje në: