Bilalli i Nismës s’përmbahet kundër Kurtit: Po e shtrembëron të vërtetën për Asociacionin

Periskopi.com Lajme

Sot kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë e përqendruar rreth njohjes reciproke dhe jo Asociacionit dhe sipas tij asnjë zyrtar amerikan nuk e kërkon Asociacionin në qendër të marrëveshjes me Serbinë, shkruan Periskopi.

“Asociacioni s’e ka kaluar testin e Gjykatës. Mund të ketë Asocacion, por jo mbi baza etnike. Në mënyrën se si është në frymën si është, jo. Duhet ta keni parasysh se në qendër nuk është Asocacioni, por njohja reciproke. S’e thotë asnjë zyrtar amerikan që Asocacioni duhet të jetë në qendër”, tha Kurti.

Pas kësaj ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi i cili deklaratën e Kurtit e vlerësoi si ‘sofiste’, e që do të thotë se ka për qëllim ta shtremberojë të vërtetën.

“Deklaratë tipike Sofiste!
Deklarata e Kryeministrit Kurti se: “Asnjë zyrtar amerikan nuk e kërkon asociacionin në qendër të marrëveshjes me Serbinë”, është përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën!
Mjafton t’i hidhet një sy deklaratës së kryeministrit dhe definicionit mbi sofizmin për të kuptuar se kemi të bëjmë me një qëllim të paramenduar të kryeministrit për të shtrembëruar të vërtetën”, ka shkruar Sherifi ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Deklaratë tipike Sofiste!
Deklarata e Kryeministrit Kurti se: “Asnjë zyrtar amerikan nuk e kërkon asociacionin në qendër të marrëveshjes me Serbinë”, është përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën!
Mjafton t’i hidhet një sy deklaratës së kryeministrit dhe definicionit mbi sofizmin për të kuptuar se kemi të bëjmë me një qëllim të paramenduar të kryeministrit për të shtrembëruar të vërtetën.
Fundja, rëndësi ka nëse janë duke kërkuar apo jo themelimin e asociacionit, dhe jo nëse po e kërkojnë të jetë në qendër apo në “periferi” të marrëveshjes!
Mbi të gjitha, rëndësi ka nëse ky asociacion do të ketë kompetenca ekzekutive apo jo! Përmbajtja e saj, dhe jo deklarata e Kurtit, do të përcaktojë nëse asociacioni do të jetë në qendër apo në periferi të marrëveshjes!
P.S
SOFIZËM!
Arsyetim ose përfundim logjik që duket i drejtë nga ana e jashtme, por që në thelb është i gabuar dhe përdoret me qëllim të paramenduar për të shtrembëruar të vërtetën. Përdorin sofizma!