Bild: Nagelsmann kishte marrëdhënie të këqija me këta gjashtë lojtarë të Bayernit

Bild: Nagelsmann kishte marrëdhënie të këqija me këta gjashtë lojtarë të Bayernit
Nagelsmann u shkarkua nga detyra e trajnerit të Bayernit javën e kaluar dhe Bild pretendon se gjashtë lojtarë nuk kishin asnjë lidhje me trajnerin e ri. Sipas medias gjermane, ata janë: portierët Manuel Neuer dhe Sven Ulreich dhe lojtarët Serge Gnabry, Jamal Musiala, Sadio Mane dhe Leroy Sane.

Portierët dyshohet se ishin në marrëdhënie të këqija me Nagelsmann për shkak të shkarkimit të Toni Tapalovic, një kroat që punoi për vite në klubin bavarez si trajner i portierëve. Përveç lojtarëve të lartpërmendur, Joao Cancelo mund të llogaritet si i shtati. Portugezi mbërriti në formë huazimi nga Manchester City në merkaton e dimrit, por nuk mori rolin e pritur në klubin e Mynihut, përcjell GazetaBlic Sport.

Nga ana tjetër, Nagelsmann kishte lojtarë me të cilët padyshim kishte një marrëdhënie të mirë. Mesfushori Leon Goretzka tha se nuk kishte asnjë problem me Nagelsmann dhe se nuk e di se si ishte për të tjerët, por pretendon se trajneri nuk e humbi kontrollin në dhomën e zhveshjes.

Shpërndaje në: