Bildt: Me qëndrimin e saj ndaj Rusisë, Serbia u diskualifikua nga procesi i anëtarësimit në BE
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, udhëheqës i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, ka thënë se Serbia ‘de facto’ është skualifikuar nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian me qëndrimin e fundit me rastin e pushtimit rus të Ukrainës.
Ish i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në Ballkan tha se në BE s’duhet të ketë vend për ato shtete që nuk i ndajnë vlerat dhe interesat themelore të bllokut.
“Me këtë qëndrim Serbia de facto u skualifikua nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk duhet të ketë vend për anëtarët e rinj të BE-së që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore”, shkroi Bildt.
With this stance ?? de facto disqualified itself from the ?? accession process. There should be no room for new ?? members not sharing our fundamental values and interests. https://t.co/vw5r5st6Nm
— Carl Bildt (@carlbildt) February 27, 2022
Ai mori shkas në një ‘tweet’ të gazetarit të “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Mertens, i cili tha se Serbia vazhdon të jetë strehë e sigurt për presidentin rus Vladimir Putin dhe elitën e tij kriminale.
“Agresori rus lejohet të vazhdojë të bëjë biznes përmes aleatit të tij serb”, shkroi ndër tjerash Mertens.