Biletat në shitje për ndeshjen: FC Ballkani – FK Zalgiris, këto janë çmimet

Biletat në shitje për ndeshjen: FC Ballkani – FK Zalgiris, këto janë çmimet

Ka filluar tashmë shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet FC Ballkani dhe FK Žalgiris, që do të zhvillohet më datë 05/07/2022 në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”

Tifozët e klubit të Ballkanit të cilët njihen si “Xhebrailat” do të jenë të vendosur në tribunën në Veri.

Çmimet e biletave janë:

Veri dhe Jug 3 euro,

Lindje 5 euro,

Perëndim 8 euro, dhe

VIP 20 euro.

Ndërkohë kjo është procedura e blerjes së biletave online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personave që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

LINKU PËR BLERJEN E BILETAVE:

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do?fbclid=IëAR0ZnCHU_2B51XpxgRkmyB5E46LVzC0MVhnj1aaVkAGutëhpPCccHF1so9c

Shpërndaje në: