Bill Clinton lirohet nga spitali

Bill Clinton lirohet nga spitali

Bill Clinton është liruar nga spitali i Kalifornisë Jugore të dielen ku po trajtohej për një infeksion.

Ish presidenti amerikan u lirua rreth orës 8 të mëngjesit nga qendra mjekësore Irvine në Universitetin e Kalifornisë.

Clinton, 75 vjeçar, u pranua të martën në spital pas një infeksioni që nuk lidhej me Covid-19, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Zëdhënësi i Clintonit, Angel Urena, ka thënë të shtunën që Clintoni do të mbetej i hospitalizuar për edhe një natë tjetër. Por, të gjithë indikatorët shëndetësorë ishin se “trendi në drejtimin e duhur”.

Një këshilltar i ish presidentit u shpreh se presidenti kishte vuajtur nga një infeksion urologjik që ishte shpërndarë në qarkullimin e gjakut të tij. /Periskopi

Shpërndaje në: