Billie Eilish, fituesja e madhe e Grammys

Billie Eilish, fituesja e madhe e Grammys

Ylli i muzikës pop Billie Eilish është fituesja e madhe e Grammys 2020. Ajo ka arritur të fitojë pesë çmime duke përfshirë çmimin për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën e vitit”.

18 vjeçarja e ka fituar gjithashtu edhe çmimin për “Albumin më të mirë të vitit” për albumin e saj debutues “When We All Fall Asleep, Where Do We Go” që është incizuar në shtëpinë ku ajo është rrritur në LA.

Ajo e ka zëvendësuar Taylor Swift duke u bërë kështu personi më i ri në moshë që e ka fituar këtë çmim.

“Unë bëj shumë shaka lidhur me këto gjëra, por me të vërtet dua të them se jam shumë mirënjohëse”, ka thënë  këngëtarja.

Eilish ka triumfuar në ‘katërshen e madhe’ të Grammys – “Kënga e vitit”, “Rekordi i vitit”, “Albumi i vitit” dhe “Artistja e re më e mirë e vitit”.

Ajo është personi i parë që e arriti këtë sukses që nga Christopher Cross në 1981.

Shpërndaje në: