Biri i Cristiano Ronaldos hap llogari në Instagram, merr gati një milion ndjekës brenda 24 orëve

Biri i Cristiano Ronaldos hap llogari në Instagram, merr gati një milion ndjekës brenda 24 orëve

Cristiano Ronaldo Jr është një prej fëmijëve më të famshëm në plant.

Djali më i vjetër i lojtarit më të mirë në histori, nëntë-vjeçari rrëmbeu kryetitujt në kohët e fundit me paraqitjet e tij në fushë, transmeton Periskopi.

I riu është i talentuar dhe aktualisht luan për skuadrën e të rinjëve të Juventusit.

Djaloshi e ka luksin të stërvitet me pesë herë “Topin e Artë” në oborrin e shtëpisë, dhe do të ishte shumë i suksesshëm nëse ka vetëm gjysmën e suksesit të babait.

Babai i tij është gjithashtu personi më i ndjekur në Instagram, me plot 205 milionë ndjekës.

Ai vet ndjekë 441 persona – i fundit është Cristiano Jr.

p1e1uv87pr18hbg1414ea1n29af39.jpg

I riu iu bashkua platformës së rrjeteve sociale të hënën dhe tashmë është shumë afër numrit të një milion ndjekësve. Çmenduri.

Në fakt, deri në kohën kur e lexoni këtë, ai mund ta ketë kaluar një milionëshin. /Periskopi.com/

p1e1uvs8g9c0o1jj01gtf94nsj8r.jpg

Shpërndaje në: