Biri i kriminelti serb Arkan cinik dhe brutal në ring pasi e nokauton kundërshtarin në rundin e parë

Periskopi.com Sporti

Të gjithë po e presim me padurim meçin mes birit të kriminelit të luftës Arkan, Veljka Ražnatovića dhe boksierit nga Kosova, Petrit Mazrekaj.

Periskopi ka mësuar së fundmi se meçi do të zhvillohet më 31 gusht të këtij viti, derisa lokacioni ende nuk është përcaktuar.

Ražnatovića e kishte kërkuar luftën me Mazrekajn, derisa ky i fundit e pranoi atë me shumë kënaqësi.

Sidoqoftë, kosovari do të duhet të përballet edhe me cinizmin e kundërshtarit serb, i cili nuk heziton të bëjë gjeste të pahijshme në raste kur është në ring.

Në meçin e fundit kundër kroatit, Petar Mrvalj. Ražnatovića triumfoi qysh në rundin e parë duke e nokautuar kundërshtarin me goditje të fuqishme.

Pasi e rrëzon në ring kroatin, ai drejtohet nga turma dhe kamera duke nxjerrë gjuhën jashtë në një gjest aspak sportiv.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: